Transmetuar më 16-01-2020, 14:55

“Për inat të Meghan Markle”. Në 8 janar, princi Harry i Anglisë dhe e shoqja e tij Meghan Markle shmangën pjesëmarrjen dhe urimet në ditëlindjen e kunatës, pasi lajmëruan se do të heqin dorë nga përfitimet dhe detyrimet e familjes mbretërore.

Ata nuk u panë në ditëlindjen e 38-të të Kate Middleton, bashkëshortes së princit William. Por ditëlindja e saj nuk u harrua nga mbretëresha Elizabeth.

Sovrania i ka bërë një dhuratë të veçantë Kate Middleton. Mediat angleze shkruajnë se mbretëresha i ka dhuruar simbolikisht çelësat e pallatit mbretëror ‘Buckingham Palace’.

Jo vetëm kaq por mbretëresha i ka dhënë leje që të organizojë një festë për ditëlindjen në 20 janar, në pallatin mbretëror. Komentuesit e cilësuan këtë vendim si “për inat” të Meghan Markle.

Jo vetëm kaq por në këtë formë mbretëresha tregoi se ka shumë besim tek Kate. /a.y/noa.al