Transmetuar më 16-01-2020, 16:50

Para mbërritjes në Shqipëri, Ambasadorja e re e SHBA-së eshte takuar me Zv.Ndihmës Sekretarin amerikan Mathew Palmer.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter mësohet se fokusi i bisedës ka qenë qëndrimi i Shqipërisë mbi Iranin.

Gjithashtu u vlerësua pozitivisht përkushtimi ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

"Zv.Ndihmës Sekretari Palmer u takua me Ambasadoren Kim për të diskutuar qëndrimin e guximshëm e parimor të Shqipërisë mbi Iranin & lajmin pozitiv mbi përkushtimin ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR", shkruhet në njoftimin e ambasadës amerikane./b.l/noa.al/