Transmetuar më 16-01-2020, 18:45

Astrologjia na ndihmon të kuptojmë më mirë veten tonë, botën që na rrethon dhe të shprehim më së miri vetveten. Dhe çfarë më mirë se arti të ndihmon ta shprehësh veten? Manikyri është një art më vete dhe mënyra si zgjidhni t’i bëni thonjtë tregon shumë për ju. Por e ke menduar se cili është modeli i thonjve që të përshtatet më shumë, duke u bazuar në shenjën tënde të horoskopit?

Dashi

Zjarri dhe akulli e përfaqësojnë më së miri këtë shenjë, për këtë arsye thonjtë e kuq me disa gurë ju përshtaten në mënyrë perfekte. Bonus për ju: Këta thonj tërheqin edhe shumë vëmendje, gjë të cilën ju e adhuroni.

Demi

Demit i pëlqejnë pak (si shumë) aksesorët, kështu që ky model sado i ngarkuar ju përshtatet.

Binjakët

Një ngjyrë nude me maja french fosforeshente është modeli i thonjve që ju personifikon më së miri.

Gaforrja

Lejlaja pastel është ngjyra që i përshtatet më shumë gaforres. Plus, ky model thonjsh është shumë i bukur.

Luani

Thonjtë neon janë bërë për luanin.

Virgjëresha

Personalitetit të virgjëreshës i përshtatet një model minimalist. Zgjidhni diçka si këta thonj të shkurtër, të thjeshtë me një prekje të lehtë xixash.

Peshorja

Si adhurues të balancës, peshorja nuk do të zgjidhte ngjyra që do të bënin kontrast me veshjet e tyre. Ato që ju përshtaten janë ngjyrat pastel dhe neutrale.

Akrepi

Thonjtë e akrepit janë një shenjë që askush të mos ngatërrohet me ta.

Shigjetari

Shingjetari njihet për natyrën e egër dhe jemi të sigurt që do të binte në dashuri me këta thonj me print leopardi dhe detaje kristalesh.

Bricjapi

Kristale, xixa dhe gjithçka që shkëlqen duket se është bërë për bricjapët.

Ujori

Ujori është shenja më e lidhur me yjet dhe kozmosin. Kështu që zgjedhja më e mirë për ta janë këta thonj.

Peshqit

Sa herë që peshqit do të shikojnë kthetrat e tyre me gurë, do t’u duket sikur kanë gjetur një thesar të humbur në fund të oqeanit.