Transmetuar më 16-01-2020, 23:30

Tryeza e përbashkët politike për Reformën Zgjedhore ka përplasur Oerd Bylykbashin e PD-së dhe Ervin Bushatin e PS-së, si dy të ftuarit e politikës në emisionin “Real Story”, Neës24, si dhe analistët që ishin pjesë e panelit. Analisti Fatos Lubonja ka pyetur të mandatuarin e PD për reformën, Oerd Bylykbashi, nëse ka opozita një mekanizëm që ta bëjë të gjithëpushtetshme reformën.

Në përgjigje të tij, ish-deputeti u ndal te ligji i Dekriminalizimit, duke thënë se Rama ka firmosur 5 kryebashkiakë kriminelë.

Por deputeti socialist, Ervin Bushati, tha se këto 30 vite janë bërë mjaft gjëra pozitive për vendin, si dhe analisti Arjan Vasjari.

Pjesë nga debati:

Lubonja: Ju duhet t’i shpjegoni publikut një gjë. Cilat janë mekanizmat, që do të fusni ju te kjo reforma zgjedhore, që do kenë kaq gjithëpushtetshmëri për të ndaluar ato që thoni ju?

Bylykbashi: A duhej ligji i Dekriminalizimit, që për turp na është dashur. Dekriminalizimi të ndalon të kandidosh për gjithë jetën. Rama i shmanget atij ligji, duke firmosur 5 kryetarë bashkie kriminelë.

Lubonja: Pra, është provë që edhe pse ju bëtë këtë ligj, Rama firmosi kryebashkiakë kriminelë.

Bylykbashi: Ne do vëmë rregulla, që të bëhet më e shtrenjtë kjo shkelje ligji.

Bushati: S’ka lajm në paqe, konflikti e ndez lajmin. PS nuk lëviz nga ajo që ka thënë dhe është koherente. PS ka qëndrimin e njëjtë si më parë, hajde ulemi të flasim në tryezë. Tani PD, ndoshta për llogari të gabuar, taktikë për të mbajtur të vetët të gjallë, pasi është e vështirë të ecësh në shkretëtirë për katër vite, nuk është koherente.

Bylykbashi: Ju jeni shumë koherentë, me dosjet 184/339 dhe ndërruat gjithë prokurorët.

Bushati: Kemi qenë gati të tolerojmë dhe të lëmë shumë. I dhamë gjysmën e qeverisë më 2017. Nuk kemi ndryshuar në asnjë sekondë qëndrimin. Nëse Kasandra do të ishte gjallë sot, do të kishte një shoë televiziv. Ne s’jemi perfekt, Shqipëria po ecën, jo me hapa breshke, më shpejt seç duhet.

Bylykbashi: Në drejtim të greminës i ke. Është kambanë alarmi, shqiptarët po ikin.

Bushati: Ky debat është edhe në Gjermani e Itali. Opozita bëri gabim të pafalshëm, duke dalë nga institucionet. Mos jemi ne babai i opozitës.

Vasjari: Ju nuk keni për detyrë të edukoni opozitën.

Bushati: Jemi një komb që për 30 vjet gjëra për të rregulluar, por këto bëhen në tavolinë, me paqe.

Ervin Bushati: Opozita doli gjatë shkretëtira e gjatë e konfliktualitetit, Apo hyri në shkretëtirë se ishte konfuze, kjo i përket opozitës. Keni qenë konfuzë prandaj i hyri konfliktualitetit. Kaq keq por BE dhe SHBA po e fut në familjen e saj. Ose është dhe ana tjetër që ndoshta nuk jemi dhe kaq keq. Si mundet që BE të na futë në familjen e saj si në logjikën tuaj. Dilni nga ky rrethim si në kohën e Enverit.

Oerd Bylykbashi: Ke hyrë me kokë në llumin e krizës

Ervin Bushati: E patë që nuk çanit dot me atë mënyrë se Revolucioni i fundit ka qenë ai francezi. Ne jemi koherentë, të sigurtë dhe në zgjedhje shkojmë me këtë kryeministër. Kush është më keq bashkëpunimi apo marrëveshja. Mua më duket bashkëpunim dhe them që është bashkëpunim.

Arjan Vasjari: Ju nuk konvergoni në asnjë pikë dhe ne mos jemi skeptitë. Ajo s’ishte as marrëveshje as bashkëpunim.  Cila paqe? Kjo është ajo lloj paqe sa të armatosen palët për të hapur luftën tjetër.

Ervin Bushati: Jo, nuk ka luftë se jemi vend i NATO-s

Arjan Vasjari: Ata dolën nga sistemi dhe ju vajtët në zgjedhje, çfarë më thua për vend në NATO-s. Cili vend i BE bën këto broçkulla që bëni ju, që shkoni në zgjedhje vetëm, nuk plotësoni standartet e Kopenhagenit. Për Dakon duhet të çonit mesazhin që distancohemi krejtësisht. Kështu mund të sillje besueshmëri. Demokracia është bashkëpërgjegjësi. Në shumicën e rastet e ka pushteti, por ju keni detyrimin ta bindnit të kthehej në lojë opozitën.

/NOA.al