Transmetuar më 16-01-2020, 23:46

Një 19-vjeçare ka shitur virgjërinë për 1.2 milion euro, pasi kontaktoi një agjenci të njohur on-line dhe u kontaktua nga një biznesmen gjerman, 58-vjeç, i cili tani dëshiron edhe të martohet me të.

Ekaterina, e cila u listua në agjencinë "Cinderella Escorts", me origjinë nga qyteti i Kharkiv në Ukrainën veri-lindore, aktualisht banon në Shtetet e Bashkuara.

Në dhjetor agjencia zbuloi se ajo planifikonte të shiste virgjërinë e saj, që u verifikua nga një mjek, për një ofertë jo më pak se 84.120 paund.

Dhe këtë javë Cinderella Escorts konfirmoi se ajo ia shiti virgjërinë një biznesmenit 58-vjeçar në Mynih, që zotëron qendra fitnessi në të gjithë Evropën, për 1.2 milionë euro.

Katya, e cila flet anglisht dhe rusisht, shpjegoi më parë se do t’i shpenzojë paratë për udhëtime dhe jetë luksi.

Blerësi është përshkruar si një biznesmen nga Mynih. Detajet tregojnë se oferta e dytë erdhi nga një avokat në Neë York i cili ofroi 1 milionë euro, ndërsa oferta e tretë nga një këngëtar në Tokio që ofroi 800.000 euro.

Emrat dhe detajet e burrave që dhanë ofertën do mbahen gjithmonë private.

Sipas faqes, blerësi tani dëshiron edhe të martohet me Katyan duke e mbështetur financiarisht me një buxhet mujor prej 10.000 euro.

Duke folur për FEMAIL, Katya pranoi se vendimi për të shitur virgjërinë e saj nuk ishte e lehtë.

/NOA.al