Transmetuar më 17-01-2020, 09:46

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka dhënë një mesazh të fortë për Bashkimin Evropian nga Konferenca e Komisioneve Parlamentare, teksa tha se BE duhet ta lexojë qartë rrezikun që i kanoset rajonit ndaj edhe integrimi i tij në këtë union është me rëndësi.

“Bashkëpunimi na afron më shumë me BE.  Nuk ka pse të konsiderohet si "delja e zezë", por si një vlerë e shtuar e BE. Qëndrimet e dyzuara, lëshojnë terren për influenca jo perëndimore. Mos hapja e negociatave nuk do të pasohen me këtë influencë por BE duhet t’i lexojë qartë rreziqet që i kanosen rajonit.

Ne po e bëjmë detyrën tonë. Pas mbledhjes se tetorit, ky vendim sado i padrejtë ne nuk na ka dekurajuar por na ka shtuar përgjegjësinë e detyrimet për integrimin evropian të gjithë vendeve tona e rajonit.

Për t’iu bashkuar BE jemi të qartë se kemi ende mjaft detyra për të bërë. BE do i bashkohemi më shpejt nëse do ndërtojmë bashkëpunim rajonal paqësor, miqësor të sinqertë, rezultativë e nëse të gjithë do shohim përpara. Sa më shumë të forcojmë kohezionin tonë, aq më shpejt do jemi koherentë me Evropën”, tha Ruçi.

Ai shprehu bindjen se refuzimi i Këshillit për të hapur negociatat tetorin që kaloi, as nuk është pasuar, as nuk do të pasohet imediatisht nga rritja e influencave joeuropiane në rajon.

“Megjithatë, Bashkimi Europian duhet të lexojë qartë rreziqet e tyre për rajonin. Ne po e bëjmë detyrën tonë. Pas mbledhjes së Këshillit Europian të 17-18 tetorit, i cili nuk arriti të vendosë çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ky vendim, sado i padrejtë, nuk na dekurajoi, por na shtoi përgjegjësinë dhe detyrimet për integrimin europian të vendeve tona dhe të rajonit”, u shpreh Ruçi.

Kreu i Kuvendit pohoi se që t’i bashkohemi natyrshëm familjes europiane, kemi ende mjaft detyra për të bërë dhe objektiva për të plotësuar.

“Bashkimit Euyropian do t’i bashkohemi më shpejt, nëse do të arrijmë të ndërtojmë një bashkëpunim rajonal miqësor, paqësor, të sinqertë dhe rezultativ, nëse të gjiothë shohim përpara. Sa më shumë të forcojmë kohezionin tonë rajonal, aq më shpejt do të jemi koherentë me Europën”, përfundoi Ruçi./b.l/noa.al/