Transmetuar më 17-01-2020, 10:19

Konfirmohet në detyrë kryetari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të Sandër Simonit.

Trupa gjykuese që kreu procesin e vetingut për Simonin përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Olsi Komici.

Sipas treshes së gjyqtarëve, Simoni e justifikon pasurinë dhe ka rezultuar pozitiv në dy shtyllat e tjera të kontrollit, aftësisë profesionale dhe pastërtisë së figurës.

Për kryegjyqtarin Simoni procesi i Vetingut ka nisur që muajin maji të vitit 2018 që do të thotë se verifikimet kanë zgjatur 19 muaj

Sandër Simoni ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2000 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës. Në dhjetor 2003, Simoni u emërua gjyqtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe në vitin 2004 u promovua si kryetar i kësaj gjykate./b.l/noa.al/