Transmetuar më 17-01-2020, 11:41

Nënkryetar i LSI-së, Petrit Vasili ka vijuar me sulmin ndaj kryeministrit Edi Rama sa i takon padisë që ky i fundit depozitoi ndaj homologut të tij të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Vasili tha se Rama e urren Shqipërinë, ndërsa Haradinaj derdh gjak për Kosovën.

"Që Rama është tradhëtar dhe Haradinaj patriot këtë s’ka gjyq që e ndryshon. Që Rama e urren Shqipërinë dhe Haradinaj derdh gjak për Kosovën as këtë nuk e ndryshon dot asgjë. Që Rama shkatërron Shqipërinë për karrigen e tij dhe Haradinajt nuk i intereson fare karrigia e tij para interesit të Kosovës as këtë nuk e luan topi.

Që Rama kryeministër vjedh zgjedhjet në Shqipëri dhe Haradinaj kryeministër bën zgjedhje shembullore në Kosovë as këtë s’ka bir nëne ta diskutojë. Që Rama i përçan shqiptarët dhe Haradinaj i bashkon as këtë nuk e diskuton dot keërkush. Ky është Rama dhe ky është Haradinaj dhe gjykimi i shqiptarëve është bërë dhe vendimi i tyre është: Rama është tradhëtar dhe Haradinaj patriot!!", shkruan Vasili./b.l/noa.al/