Transmetuar më 17-01-2020, 14:22

Zbardhet vendimi i gjykatës së Tiranës që pushoi procesin ndaj kryetarit të PD, Lulzim Basha,  ish-sekretarit të përgjithshëm Arben Ristani dhe ish-financierit Ilir Dervishi. Në vendimin prej 41 faqesh thuhet se nuk ekziston fakti penal.

Gjykata arsyeton se Nick Muzin deklaron se 500 mijë dollarë i ka marrë nga PD dhe 150 mijë nga “Biniada trade”, por ky deklarim i tij nuk provohet me dokumente dhe për rrjedhojë s’mund t’i nënshtrohet vlerësimit të Gjykatës.

“Partia Demokratike nuk ka patur kontrate lobimi me kompaninë Biniada Trade dhe se Kontrata e Nick Muzin me Biniatt Trade nuk ka lidhje me interesa të ndonjë partie politike. Deklarata e lobistit Muzin nuk konfirmohet me asnjë provë dhe nuk mund t’i nënshtrohet vlerësimit të gjykatës”, shkruhet në vendim.

Në vendim thuhet se mes Muzin dhe PD nuk ka kontratë edhe as akt marrëveshje shoqëruese ndaj për këtë arsye, gjykata vlerëson se fakti penal nuk ka ekzistuar asnjëherë ndaj edhe ka vendosur pushim e çështjes./b.l/noa.al/