Transmetuar më 19-01-2020, 18:20

Një alpiniste që rrëshqiti sot në Malin e Tomorrit dhe për pasojë theu këmbën, ngriti në alarm autoritetet më të lartë të vendit.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur, në afërsi të Çesmës së Tarikos.

Alpinistja ka qenë pjesë e një grupi prej 4 alpinistësh, të cilët kishin shkuar për të eksploruar Malin e Tomorrit, por u aksidentua gjatë drekës.

Policia e Skraparit tha se katër alpinistët ishin nisur në mëngjes nga Qafa e Dardhës në Librazhd drejt Malit të Tomorrit.

Ata po i drejtoheshin pikës më të lartë të Malit të Tomorrit, në momentin kur alpinistja rrëshkiti dhe dyshohet se theu njërën këmbë.

Pas alarmit që dhanë tre alpinistët e tjerë, të cilët mbetën edhe ata të bllokuar dhe të pafuqisëhm për ta ndihmuar, në vendin e ngjarjes është nisur një helikopter për ndihmë. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka njofton operacioni ishte i vështirë, por përfundoi me sukses.

Postimi i ministres Olta Xhaçka:

Operacion i vështirë por djemtë tanë ia dolën të evakuojnë alpinisten e aksidentuar në malin e Tomorrit, në lartesinë 7000 ft dhe në kushtet e shikimit të kufizuar. Bashkëpunim i shkëlqyer i pilotëve të Forcës Ajrore me grupin e mjekëve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore."

/NOA.al