“Sot është ditëlindja ime!” – Alketa Vejsiu, mesazh nga Miami: Jam edhe e gabueshme, ndodhem këtu… (FOTO)
Transmetuar më 19-01-2020, 18:37

Alketa Vejsiu, nga Miami i SHBA ku ndodhet, ka bërë publike një status, ku thotë se ka ditëlindjen.

Ajo mbushi 36-vjeçe. Por interesant është fakti se Alketa Vejsiu ka shkuar në SHBA, për një trajnim, sepse thotë se bën gabiume dhe dëshiron të mësojë më shumë.

– "Jam këtu për një trajnim shumë të rëndësishëm të cilin e kisha rezervuar kohë më parë, një trajnim që unë mendoj dhe besoj se do të më shërbejë për karrierën dhe veten time në të ardhmen. Sot jam 36 vjeç dhe jo, nuk di gjithçka! Në fakt jam ende një nxënëse", thekson ajo.

"Disa herë jam nxënësja e bankës së parë që merr 10-të, disa herë ajo e kapur në befasi që gabon. Jam një grua, një profesioniste dhe një prind i gabueshëm. Nese mendoni qe jam perfekte, nuk jam!

Postimi i plotw i Alketa Vejsiut:

Sot është ditëlindja ime!

10 vjet më parë mendoja se kur kalon të 30-tat je shumë i pjekur dhe di gjithçka.

Sot po ju shkruaj nga Miami! Jam këtu për një trajnim shumë të rëndësishëm të cilin e kisha rezervuar kohë më parë, një trajnim që unë mendoj dhe besoj se do të më shërbejë për karrierën dhe veten time në të ardhmen. Sot jam 36 vjeç dhe jo, nuk di gjithçka! Në fakt jam ende një nxënëse. Disa herë jam nxënësja e bankës së parë që merr 10-të, disa herë ajo e kapur në befasi që gabon. Jam një grua, një profesioniste dhe një prind i gabueshëm. Nese mendoni qe jam perfekte, nuk jam!

Këtu ku ndodhem në këto momente jam nxënëse e një njeriu frymëzues që ka ndryshuar qindra mijëra jetë në mbarë globin si @tonyrobbins

Dua të ndaj me ju dy mësime.

1) Një moto që më jep forcë edhe në ditët e mia më të errëta: “Mos u përpiq të jesh perfekte: bëhu një shembull fantastik i të qënit njeri.” 2). “E pamundura” nuk është një fakt, është një opinion.Është një fjalë që e thonë njerëz te vegjël pa forcë dhe vizion. E Pamundura është asgje! Ti mundesh “Yes You Can”! Viti që lashë ka qënë një vit shumë i zhurmshëm në jetën time. Ka pasur zhurma të bukura që nisin nga lumturia që me fal cdo dite njeriu që dua, gëzimet e fëmijëve të mi ,dashuria e pakushtëzuar e prindërve e mbarojnë me plotësimin e një ëndrre fëmijërie! Prezantimi në Festivalin e “Sanremos”. Ka pasur edhe zhurma më pak të bukura dhe disa shumë të shëmtuara. Disa prej këtyre zhurmave më lënduan ( shume madje sepse pas gruas se forte dhe ambicioze fshihet nje shpirt i ndjeshëm), të tjera më bën të reflektoj, por të gjitha ishin mësime shumë të mira qe më rritën.

Mendoj se jam në gjysmën e rrugës sime dhe pavarësisht çdo uljeje e ngritjeje, mund të them se kam pasur një rrugëtim të mrekullueshëm në jetë. Jam bekuar me një familje që në fund të çdo dite, kur fiken dritat e skenës dhe mbyllet Instagrami më kujton kush jam, jam bekuar me miq të rrallë, me partnerë biznesi me të cilët ndajmë të njëjtin vizion; jam bekuar edhe me vendin ku jetoj, që pavarësisht se nuk është vendi më i pasur ekonomikisht në Europë, është i pasur me shumë dashuri, dhimbsuri dhe me shumë pasion për të jetuar.

Vazhdon (Foto+galeri)…

Loading...
Loading...