Modelja e njohur bëhet nënë për herë të tretë… në tre vite
Transmetuar më 21-01-2020, 14:43

Merr fund pritja e ëmbël për modelen e njohur izraelite Bar Rafaeli, e cila solli në jetë këtë të hënë fëmijën e saj të tretë.

Ajo solli në jetë një djalë, fëmija i tretë i saj nga martesa me biznesmenin izraelit Adi Ezra.

Bar publikoi fotografi nga dhoma e spitalit, ku shihet me një buzëqeshje që i shkëlqen në fytyrë.

“Kjo është hijeshia e vërtetë, tre fëmijë në 3.5 vite”, shkroi Bar, duke dhënë lajmin e gëzuar.

Më tej duke etiketuar të shoqin i thotë, “Mos harro që të kam dhuruar një djalë për ditëlindje”.

Ish e dashura e Leonardo DiCaprio, para djalit është bërë nënë e dy vajzave me emrin Liv dhe Elle. Megjithatë emri i fëmijës së tretë nuk është bërë ende publik. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...