U kthyen nga Suedia për pushime në vendlindje, gjenden të vrarë në shtëpinë e tyre burrë e grua
Transmetuar më 22-01-2020, 20:25

Durim Hadri dhe Suada Hadri janë çifti nga Prizreni, të cilët u gjetën të vdekur brenda në shtëpinë e tyre mëngjesin e së mërkurës.

Ata kishin ardhur nga Suedia para dy ditësh për të kaluar pushimet në vendlindje, por mëngjësi i ditës së sotme do të ishte i fundit për ta.

Sipas Policisë së Kosovës dyshohet se çifti është vrarë më armë zjarri.

Pranë tyre u gjet arma e cila më pas u konfiskua nga Policia.

Autoritetet zyrytare thanë se nuk kanë përfunduar akoma hetimet. por dyshohet se është vrasje.

“Ekziston dyshimi se është vrasje, por ende nuk kanë përfunduar hetimet e ekspertëve. Po presim për një raport më të detajuar”- tha Vesel Gashi.

Edhe Prokuroria Themelore në Prizren, pasi ka siguruar provat  e para në vendin e ngjarjes, ngriti dyshime se plagët janë ta shkaktuara nga një armë zjarri. Nuk ka ende të dyshuar për këtë ngjarje të rëndë./NOA.al

Loading...
Loading...