Turqia tronditet nga një tërmet i fortë, lëkundjet vazhdojnë prej një ore (harta+detajet)
Transmetuar më 22-01-2020, 21:42

Një sërë tërmetesh kanë prekur Turqinë, gjatë pasdites së sotme.

Tërmeti më i fortë, ai i shkallës 5.6, që u rregjistrua 94 kilometra larg Izmirit, është pasuar me një sërë tërmetesh të tjerë.

Informacionet paraprake bëjnë me dije se deri më tani, fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të lënduar apo dëme materiale, por lëkundja ka qenë e fortë dhe ka shkaktuar panik të madh te qytetarët.

Tërmeti 5.6 ballë ra vetëm një orë më parë, pranë një zone të njohur sizmike, që disa vite më parë shkaktoi edhe një tragjedi.

Brenda një ore, sipas ESMC, Turqia zotëron hartën e "tërmeteve" rreth 10 nga 3 deri në 10 ballë.

Pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit kanë muaj që lëkunden nga tërmetet, ku më tragjiku ishte ai i 26 nëntorit 2019, në vendin tonë. /NOA.al

Loading...
Loading...