Transmetuar më 24-01-2020, 08:57
Foto ilustruese

Tre fëmijë janë përplasur nga një makinë mëngjesin e sotëm në Lushnjë, teksa shkonin në shkollë.

Rreth orës 08:20, në fshatin Allkaj të Lushnjes, pranë një shkolle të mesme, R.Ç, 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”,

ka lënduar lehtë tre nxënëse të kësaj shkolle.

Nga ana e policisë është shoqëruar drejtuesi i automjetit.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /a.y/noa.al