Pasojat tragjike të tërmetit në Turqi/ Deri tani 14 të vdekur, me dhjetëra të plagosur, zonat më të prekura
Transmetuar më 24-01-2020, 22:53

Një tërmet me madhësi 6.8 ballë goditi mbrëmjen e sotme provincën lindore turke e Elazig, duke vrarë të paktën 14 njerëz, dhe ka lënë të lënduar 55 të tjerë, sipas raporteve fillestare, tha agjencia në përgjigje të urgjencave civile.

Autoriteti i vendit për menaxhimin e fatkeqësive dhe urgjencave (AFAD) njoftoi për herë të parë tërmetin me një magnitudë 6.8, por Observatori Kandilli dhe Instituti i Kërkimit të Tërmetit në Stamboll e rishikuan atë dhe thanë se ishte 6.5 ballë.

“Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit u dërguan në rajon, dhe jemi në pritje të informacione të mëtejshme," tha Soylu, duke shtuar se disa ndërtesa në qendër të qytetit ishin dëmtuar.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar tha që ushtria ishte e gatshme të futet në veprim nëse do të ishte e nevojshme.

Davut Gul, guvernatori i provincës së Gaziantep, tha se nuk kishte humbje jete ose materiale sipas raporteve fillestare dhe ofroi ngushëllime për viktimat në zonat e tjera.

Guvernatori i Sanliurfa, Abdullah Erin tha se situata nuk duket e keqe sipas raporteve fillestare, dhe shtoi se agjencia e katastrofave hyri në veprim menjëherë pas tërmetit.

Tuncay Sonel, guvernatori i provincës Tunceli, tha se tërmeti u ndje në provincë por nuk shkaktoi dëme të mëdha. Aty autoritetet nuk kanë vërejtur viktima deri më tani.

Tërmeti u ndje edhe në shumë krahina të tjera përfshirë Adana, Osmaniye, Tunceli dhe Hatay. Për më tepër, rajonet veriore të Sirisë përfshirë Idlib, Azaz, Al-Bab, Jarabulus, Afrin dhe Tal Abyad gjithashtu ndjejnë dridhje të forta.

Ky nuk është tërmeti i parë që Turqia ka regjistruar në vitin 2020. Një tërmet me madhësi 5.4 tronditi krahinën perëndimore të Manisa të Mërkurën, ndërsa kryeqyteti Ankara u lëkund nga një tërmet me madhësi 4.5.

Në vitin 2010, provinca Elazig u godit nga një tërmet me madhësi 6 ballë, tërmet që vrau gjithsej 51 njerëz./NOA.al

Loading...
Loading...