Fotografi drithëruese, si po e përjetojnë tërmetin e fuqishëm banorët në Turqi
Transmetuar më 25-01-2020, 15:02

Njerëzit vazhdojnë të kenë panik dhe të përjetojnë traumat e tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë.

Lëkundja e fortë me magnitudë 6.8 shkaktoi dëme të mëdha në banesa, duke marrë jetën e njerëzve. Në fotografi vihet re pikëllimi dhe lotët në sytë e njerëzve, të cilët mund të kenë të afërmit nën rrënoja.

Një pjesë e madhe kaloi natën jashtë pasi ishin tepër të frikësuar të ktheheshin në shtëpi.

Aktiviteti sizmik vazhdon ende, ndërkohë që ekipet e kërkim-shpëtimit nuk e ndalojnë punën e tyre.

Ata po bëjnë të pamundurën që të shpëtojnë njerëzit që kanë mbetur nën rrënoja./a.m/noa.al

Loading...
Loading...