Turqi / Erdhi në jetë në momentin kur ra tërmeti, rrëfimi i gjinekologut që u kujdes për foshnjën
Transmetuar më 26-01-2020, 16:44

Nëna lindi në momentin kur ra tërmeti, rrëfimi i gjinekologut: Duhet të rrija i të për sigurinë e fëmijës

Tërmeti shkatërrimtar në Turqi veç dëmëve të shumta materiale, la pas edhe mbi 20 të vdekur dhe mbi 1 mijë të lënduar.

Por në momentin kur ra tërmeti me madhësi 6.8 ballë në provincën Elazig të Turqisë, një grua solli në jetë fëmijën e saj.

Ngjarja ndodhi në një klinikë private në Elazig.

Gjinekologu dhe mamitë mbetën të qeta dhe vazhduan të bënin punën e tyre.

Më pas njëra nga mamitë u kujdes për të porsalindurin.

“Unë nuk mund të lija nënën dhe foshnjën. Më duhej të qëndroja i qetë dhe të mos kisha panik për sigurinë dhe shëndetin e nënës, fëmijës dhe stafit. Për fat të mirë, edhe nëna, ashtu edhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore ”, tha gjinekologu Nilai, pas ngjarjes, që bëri bujë në mediat e huaja.

/NOA.al

Loading...
Loading...