Tirana “masakron” Luftëtarin, Tetua “frenon” marshimin e Bylis
Transmetuar më 26-01-2020, 19:35

Tirana fitoi thellësisht me Luftëtarin, duke u ngjitur në krye, në pritje të ndeshjes mes Partizanit dhe Kukësit, që po luhet në këto momente në stadiumin kombëtar.

Bardheblutë fituan lehtësisht me goleadë, duke e zhytur edhe më tepër në krizë Luftëtarin, që minimizon shanset e mbijetesës. Në "Selman Stërmasi", Tirana nën drejtimin e Egbo nuk e vuri në asnjë moment fitoren në diskutim.

Tirana është ndihmuar edhe nga humbja e dytë radhazi e Bylis, për kreun.

Mbyllet në “Niko Dovana” me fitoren 1-0 të Teutës, falë eurogolit të Lorencio Vilës, ballshiotët që në pjesën e dytë e kanë kërkuar disa herë golin, e madje kanë qenë shumë afër. Me rastet më flagrante të shpërdoruar nga ballshiotët edhe për meritë të portierit Stivi Frashëri, Teuta ia doli të merrte tre pikët.

Tirana-Luftëtari 5-1

Shënues: 15′ Kobinah, 17′, 74′ Batha, 36′ Ngo, 64′ Muçi / 53′ Çela

Tirana: Lika, Doka, Osmani, Muça, Hoxhallari (46′ Ismajlgeci), Batha, Çelhaka (81′ Kraja), Kobinah (68′ Halili), Kale, Muçi, Ngo. Trajner: Emanuel Egbo

Luftëtari: Qyrani, Demo, Isufi (36′ Puci), Kukaj, Açka, Dragoshi, Dushkaj, Qato (46′ Hyseni), Oshafi (74′ Zijai), Çela, Lika. Trajner: Nikolin Çoçlli

/NOA.al

Loading...
Loading...