Transmetuar më 01-02-2020, 23:17
Fund i dhimbshëm për një djalë të ri shqiptar në Francë, i cili u gjet i vdekur në dhomat e izolimit të burgut.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën më 28 janar në burgun e Val-d’Oise, 42 kmlarg kryeqytetit francez, Paris, raporton noa.al duke cituar median lokale.
Viktima, një 27 vjeçar, i dha fund jetës në rrethana dhe shkaqe të paqarta.
Trupi i tij u gjet pas mesditës kur në burgpo shpërndahej ushqimi i drekës.
Ai kishte lënë një letër për familjen, njoftoi policia. /noa.al/