Nuk gjeti derman në spitale, Arian Çani me këmbën e infektuar, i beson doktorit popullor që shëron kancerin (FOTO)
Transmetuar më 08-02-2020, 00:03

Emisioni i përjavshëm “Zonë e Lirë” e Arian Çanit ka nisur këtë të premte paksa çuditshëm.

Emisioni nisi me shqetësimin e madh, që kishte vetë moderatori.

Madje ishte i ftuari i parë në emision mjeku popullor Ruzhdi Metali, i njohur si ‘doktori’ që shëron kancerin, me kura që ai i krijon vetë.

Edhe Arian Çani duket se është dorëzuar me medikamentet mjekësore.

Mjeku popullor është përballur me shqetësimin e Çanit, të cilit i ishin infektuar gishtat e njërës këmbë, por doktorët nuk po i gjejnë dot kurën gazetarit të njohur.

Ai tregoi edhe pamjet e infeksionit, ku edhe nuk fshehu paksa panikun që e kishte kapur.

Mjeku popullor Ruzhdi Metali, pasi e pa, i tha moderatorit të “Zonë e Lirë” se mund t’ja shëronte këmbën për 7 ditë. Sipas tij, këmba e Çanit kishte inflamacion dhe ai mund t’ja gjente mjekimin lehtësisht. Dhe nëse kjo realizohet, javën tjetër, me siguri Çani do ta ftojë sërish ,mjekun popullor në emisionin e tij, për të treguar ndryshimin e madh, aq sa edhe spitalet nuk po ia dalin.