Bill Gates blen jahtin miqësor me ambientin, kostoja marramendëse
Transmetuar më 10-02-2020, 10:51

Bill Gates ka blerë super  jahtin e parë në botë të furnizuar me hidrogjen. Kosotja e tij shkon rreth 600 milionë euro.

Manjati i teknologjisë së fundit, e bëri këtë blerje për të favorizuar investimet e teknologjisë së re, pasi jahti është miqësor me ambientin, pikërisht për shkak të furnizimit me hidrogjen.

Superjahti i prenotuar është në fazë ndërtimi nga specialistë holandez të ‘Feadship’.

I gjatë 112 metra, Aqua, ky është emri i syperjahtit të projektuar nga Sinot Yacht Architecture and Design.

Jahti ushqehet me një sistem që shferytëzon hidrogjenin, dhe nuk shkakton ndotje në mjedis.

Në të ka pesë ura dhe hapësirë për 14 mysafirë dhe 31 pjesëtarë të ekuipazhit, si dhe një palestër, një studio joge, një sallon bukurie, një sallë masazhi dhe një pishinë me rrëshqitje. /a.y/noa.al

Loading...