Transmetuar më 10-02-2020, 15:14

Shtiret si infermiere dhe tenton që të vjedhë një foshnjë të sapolindur, duke e marrë nga krahët e nënës së saj.

Gruaja Johanna Diaz, mesditën e 4 shkurtit ndodhej në spitalin e Mederi, në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota dhe pasi pa nënën me foshnjën në krahë, u shtir si infermiere dhe ia mori nga krahu.

Në të vërtetë, ajo donte që të largohej bashkë me foshnjën, por fatmirësisht punonjësit e sigurisë, arritën që ta ndalonin.

Gruaja ishte veshur si infermiere dhe e kishte bindur nënën e re që t’ia jepte foshnjën, duke i thënë se do i nënshtrohej disa kontrolleve rutinë dhe se do ia kthente pak më vonë.

Kështu infermierja e rremë e mbështolli vogëlushin me batanije dhe u drejtua për nga dalja, por punonjësit e sigurisë krijuan dyshime, pasi e panë gruan në derë me pallton shumë të fryrë.

Kështu e ndaluan për kontroll, duke zbuyluar se foshnjën e sapolindur, i cili nuk ishte i saji. Gruaja u arrestua, ndërsa kamerat e sigurisë zbuluan gjithë çfarë kishte ndodhur në spital, shkruan noa.al.

E dyshuara ishte trajnuar si infermiere në të njëjtin spital, në nëntor të vitit 2019, ndërsa lidhur me motivet e këtij veprimi, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al