Transmetuar më 11-02-2020, 11:36

Me akuzën e abuzimit seksual me 109 djem të mitur, Prokuroria e Wels në Austri, kërkoi nisjen e gjykimit për një mjek 57-vjeçar.

40 nga djemtë ishin nën 14 vjeç, kështu që hetuesit, kërkuan shtrimin e mjekut në një spital psikiatrik.

Kjo pasi ekspertiza provoi se mjeku vuan nga një çrregullim i rëndë psiqik. Mjeku akuzohet se ka abuzuar me pacientët e rinj, gjatë gjithë punës së tij, që nga viti 2000 deri në muajin janar, kur nëna e një 15-vjeçari e denoncoi.

Doktori ka abuzuar me djemtë, duke iu thënë se aktet seksuale bënin pjesë në trajtimin mjekësor. Në disa raste, iu kishte dhënë të miturve kanabis sativa, si dhe i kishte marrë në shtëpinë e tij buzë liqenit në zonën e Attersee.

Madje në njërin rast, e kishte marrë një djalë 12 vjeç, për ta “kuruar” në Detin e Kuq. /a.y/noa.al