Transmetuar më 11-02-2020, 18:23

Një striptiste në zonën e Dallasit ka përjetuar një moment të tmerrshëm gjatë performancës në një klub nate.

Ajo është rrëzuar me fytyrë nga tubi dhe vazhdoi lëvizjet provokuese për klientët, pavarësisht se kishte thyer dhëmbët dhe kishte ndrydhur kycin.

Kërcimtarja është e njohur si Genea Sky dhe incidenti ndodhi teksa po përpiqej të bënte disa manovra me tubin në një lartësi 6 metra.

Në llogarinë e saj në Instagram, Sky falenderoi ndjekësit dhe tregoi detajet e incidentit.

“Më parë nuk kisha ndërmend të komentoja për këtë. Por video është bërë virale dhe mbështetja e fansave të mi ka qenë e madhe. Ndoshta kam thyer nofullën dhe më duhet ta operoj. Kam thyer disa dhëmbë dhe ndrydhur kyçin. Përveç këtyre jam mirë. Nuk kisha gjymtyrë të thyer. Eca vetë për të dalë nga skena. Jam e mallëngjyer nga mesazhet mbështetëse”, shkroi Sky./a.m/noa.al