Transmetuar më 12-02-2020, 08:18

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të mbledhë ditën e sotme qeverinë. Në mbledhjen e kësaj të mërkure, ai pritet të marrë një vendim i cili ul pagën e tij dhe të ministrave të kabinetit.

Kështu në këtë mbledhje ai do të shfuqizojë vendimin që kishte marrë qeveria e Ramush Haradinaj në fund të vitit 2017, për rritjen e pagave.

Ky vendim vjen ndërsa sot mbahet mbledhja e dytë e qeverisë, ndërkohë që Haradinaj me vendimin e dy viteve më parë

e bëri pagën e Kryeministrit nga 1500 euro në 2950.

Po ashtu u rrit edhe paga për ministrat e kabinetit, vendim i cili gjithashtu pritet të gjejë shfuqizim nga qeveria "Kurti". /a.y/noa.al