Transmetuar më 17-02-2020, 17:35

Konferenca e Donatorëve është mbledhur sot në Bruksel për të treguar angazhimin në fonde që ofrojnë rreth 100 shtete pjesëmarrëse për Rindërtimin e Shqipërisë.

Si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, mbetën të vdekur 51 persona. Angazhimi i menjëhershëm u vu re nga Kosova, që u solidarizua me mjete emergjente, veshje, ushqime dhe strehim për të prekurit nga tërmeti.

Në Konferencën e Donatorëve, Kosova tha se do të ofrojë 200 mijë euro grante, ndërkohë që më parë ka dhuruar 500 mijë euro.

"Për shkak të tërmetit të trishtë e shkatërrimtar, jam i nderuar që të shpreh vullnetin e Kosovës. Menjëherë pas tërmetit, qeveria ime ofroi mbështetje emergjente me 500 mijë euro në fondet e emergjencës, në zjarrfikëse dhe në kërkim-shpëtimit. Përveç kësaj, bizneset hapën dyert për barna, veshje dhe ushqime. Mjekë, arkitektë dhe inxhinierë shprehën ndihmën vullnetarisht për zonat e prekura në Shqipëri.

Mbështetja tonë nuk mbetet këtu. Ofrojmë 200 mijë euro grante dhe teknika të tjera të nevojshmë sa herë që të ketë nevojë", tha përfaqësuesi i Kosovës.

Serbia ofroi 2 milionë euro grant, ndërsa Turqia do të ndërtojë 500 shtëpi banimi në Laç me vlerë 45 milionë euro, si dhe 100 mijë euro për ndërtimin e xhamive. Vlera e përgjithshme arrin 46.3 milionë euro në formën e granteve dhe në materiale. /a.m/noa.al