Transmetuar më 17-02-2020, 18:13

Rreth 100 shtete janë mbledhur në Konferencën e Donatorëve në Bruksel ku po shprehin angazhimin në fonde që ofrojnë për Rindërtimin në Shqipëri.

Azerbajxhani ka dhënë 500 mijë euro, ndërsa Norvegjia ka ofruar 21 milionë korona norvegjeze, përfshirë kontributin e sotëm prej 5 milion koronash.

Teksa shprehnin ngushëllimin për tragjedinë që goditi Shqipërinë më 26 nëntor 2019, Principata e Linhenshtajnit ofroi 50 mijë euro.

Ndërsa Republika e Koresë ofroi 300 mijë dollarë amerikanë për rindërtimin.

Shuma që ofroi Algjeria për të prekurit nga tërmeti që mbetën në qiell të hapur se iu shkatërrua banesa ishte 50 mijë euro./a.m/noa.al