Aksion i gjerë i policisë, tre të arrestuar deri tani për 1.3 ton kokainë që u kapën në kamionin e fruta-perimeve
Transmetuar më 19-02-2020, 22:16

Pas sasinë e madhe të drogës që u kap sot në Maqedoninë e Veriut, ka nisur një operacion i gjerë i policisë: raportohen të paktën 3 të arrestuar nga aksioni i policisë në Krushopek të Sarajit.

Nga informacionet e para që vijnë nga operacioni që po zhvillohet në Krushopek të Sarajit kundër një sasie të madhe droge (jozyrtarisht 1,3 ton) janë arrestuar të paktën 3 persona, 2 shoferë dhe 1 magazinier.

Ata punonin në magazinën e frutave, ku edhe u gjet edhe sasia e lartë e drogësa.

Droga është kapur në brendësi të një kamion me banane që ka hyrë dje nga Mali i Zi në Shkodër (Shqipëri) dhe ka dalë po dje nga dogana e Qafë Thanës, për në Maqedoni.

Informacionet e para po ashtu thonë se kokaina fillimisht ka ardhur nga Kolumbia (Amerika e Jugut) në Bar (Mal i Zi) e duhej të përfundonte në Koper (Slloveni). Kamioni me targa të Maqedonisë gjendet i bllokuar nga policia në magazinën e frutave në Krushopek të Sarajit.

Aty ka nisur edhe operacioni për të prangosur personat përgjegjës të këtij trafiku.

/NOA.al

Loading...