Transmetuar më 20-02-2020, 13:10

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratik kanë zgjedhur 29-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha për të zhvilluar një protestë para Kryeministrisë.

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi u shpreh se PD do ta sjellë ndryshimin. "PD do të sjellë ndryshimin. Hapi i parë do të jetë anulimi i ligjit të lartë. Do to miratojë një ligj që i shërben të rinjve. Në Shqipëri nën drejtimin e PD do të vlojnë idetë, do të gëzojnë më të mirë dhe do të ketë vitalitet e shpresë", tha Këlliçi.

Ndërsa një nga të rinjtë protestues u shpreh se,"Një diktator i ri po lind në vend, i cili ka vrarë shpresën e të rinjve që janë detyruar të largohen nga vendi".

Protesta e tyre vjen pak ditë para 2 marsit, ditës ku Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar një tubim në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.