Dhuna ndaj gruas/ Mesazhi i fuqishëm i Aurela Gaçes (Video)
Transmetuar më 22-02-2020, 00:03

Aurela Gaçe është një ndër këngëtaret më të arrita që ka sot Shqipëria.

Ajo publikoi në YouTube këngën e re “Veten dua gjallë,” një lloj himni për gratë që dhunohen nga dora e partnerit apo bashkëshortit. Teksti i Rozana Radit, shkruar nga perspektiva e një gruaje të dhunuar shpreh më së miri realitetin e një dinamike abuzive.

“I kam thënë më fal / Unë për fajet e tij

Çfarë kërkon më shumë ai / Të më shkelë, s’më shkel njeri”

Dhe:

“Më lëndon, lëndon e unë e fal / Por do shkoj se veten dua gjallë”

Dhe më me rëndësi:

Jetën s’ma ka dhënë ai / E t’ma marrë s’ma merr njeri.”

Videoklipi me protagonistë vetë Aurela Gaçen në rolin e gruas dhe Gert Ferrën në rolin e partnerit të dhunshëm është i ndarë në dy pjesë.

Në skenat bardhë e zi, ai e shtyn, e kërcënon, e bën të ndihet e pasigurtë. Në skenat me ngjyrë, Aurela shihet e çliruar përkrah grave të tjera që kanë vuajtur të njëjtin fat.

Në dallim nga Aurela që shpëtoi, për partnerin e saj nuk ka një fund të lumtur. Ai është i vetmuar, i përlotur.

Përmes tekstit dhe videos frymëzuese, Aurela u dërgon një mesazh atyre që gjejnë veten: Duaje veten sa je gjallë dhe largohu./NOA.al

Loading...