Transmetuar më 22-02-2020, 00:33

Familjet në fshat që janë të gatshme t’i rindërtojnë vetë shtëpitë dhe që të mos presin pafund, do u japim një financim deri në 20 milionë lekë të vjetra.

Kështu do të fitojnë kohë dhe nuk do të presin që të vijë dikush”.

Në bazë të kësaj deklarate të kryeministrit Edi Rama në 6 dhjetor 2019, Ismet Shetaj nga fshati Shetaj i komunës Ishëm, dhe në mungesë të interesimit dhe kthimit të përgjigjeve nga autoritetet lokale, nisi me shpenzimet e veta rindërtimin e banesës së dëmtuar nga tërmeti në të njëjtin vend ku kishte banesën e vjetër dhe me të njëjtën sipërfaqe.