Transmetuar më 22-02-2020, 10:40

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka zgjedhur të përcjellë sot një tjetër mesazh për ndjekësit në rrjetet sociale. Ndërsa poston foton nën degën e mimozës, Meta shkruan se ‘Pranvera po afron!”.

Më herët kreu i shtetit ftoi sërish qytetarët që t’i bashkohen thirrjes së tij për të protestuar në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të mbrojtur kushtetutën.

“Të dashur qytetarë! Asnjë habi për hapat pas që Shqipëria ka bërë edhe në këtë drejtim. Ndaj në 2 mars të gjithë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin”, shkruan Meta./b.l/noa.al/