Shteti tregon dhëmbët, Besa Shahini i heq licencën shkollës “Udha e Shkronjave” pasi u mbyll për 2 javë nga frika e koronavirusit
Transmetuar më 24-02-2020, 10:27

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini njoftoi para pak minutash se ka vendosur që ti heqë licencën shkollës së parë jopublike në Shquoëri, Udha e Shkronjave-Kambridge International School.

Njoftimi i Shahinit erdhi pasi drejtoria e kësaj shkolle mori masën paraprake të pezullimit të mësimit në shkollë për 2 javë dhe ndjekjen e mësimeve online pas raportimeve për afrimin në Italitë koronavirusit.

"Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor vetëm me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën", shpalli Shahini.

Ajo madje njoftoi se "nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër, ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila nuk ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë".

Kjo situatë ka pasuar vërshimin e kontrollit të kësaj ministrie siç njofton vetë shkolla.

Ajo tha se 4 vetë shkuan mëngjesin e sotëm te kjo shkollë dhe bënë inspektim duke paraqitur një dokument autorizues. Shkolla thotë se inspektorët e vodhën dokumentin dhe e pranuan këtë veprim:

"Inspektim në shkollën "Udha e shkronjave". Katër vetë. Ora 8:30, 24 shkurt 2020.Dhënie nga ana e tyre e dokumentit që autorizohen për kontroll, ku duhej të ishte objekti i kontrollit dhe personat e autorizuar. E lexojmë. E marim në dorëzim. I pyesim "Ka ndonjë mjek nga ju?" Na thonë "Jo, s’jemi për atë punë". Vjedhje e dokumentit që lanë, pasi e lanë. (E morën tinëz dhe në prani të tre mësueseve tona, e pranuan në heshtje që e kishin marrë tinëz, refuzonin t’i përgjigjeshin pyetjes "E morët përsëri dokumentin nga zyra jonë?" Vjedhje). Më tej lëshim procesverbali të firmosur nga katër vetë, prej tyre. Procesverbali ishte letër e bardhë pa kokë. U kërkojmë në dy kopje se duam një origjinal. Nuk donin, por më vonë binden që të na japin një kopje në origjinal. Marrim një nga kopjet. Pasi e marrim, pendohen dhe na e kërkojnë, me mesazhin "Ju nuk mundet ta kini, ndaj na e jepni". (përse e bën të dytin, kur ju duheshin të dy?) Pasi refuzojmë t’ua japim Erjal Selamaj, inspektor i Drejtorisë Arsimore në prani të 3 shoqëruesve të vet, ushtron dhunë ndaj drejtorit, kap për gryke, për mesi dhe fut me zor duart në xhepat e drejtorit për të marrë kopjen e procesverbalit që e lanë vetë".

Në këtë pikë shkolla thotë se "ne ende nuk kemi një problem shëndetësor, të paktën kështu thuhet zyrtarisht dhe ne po guxojmë ta besojmë, megjithëse gënjeshtrën nuk e kanë problem, por kemi vetëm frikën dhe dyshimin për çastin, dhe shiko se çfarë hilesh, vjedhjesh dokumentash e force përdorin".

Kurse shtron dyshimin: " Në rëntë epidemia, që nuk urojmë, të gjithë do t’u ikin me vrap përgjegjësive të tyre. Kur u ikin me vrap ata që janë në krye, nuk ka sesi të mos ndodhë më poshtë. Ne e dimë që çdo masë që merret nga dikush, ka pasojë edhe shkaktimin e panikut. Çfarë të bëjmë? Të mos marrim masa? Të mos blejmë ilaçe? Të mos blejmë produkte ushqimore? Po pse nuk shkaktonkan panik maskat shtetërore e personelit në Rinas, por quhen masa të duhura? Pse nuk shkaktonka panik komiteti i emergjencës me mbledhjet e veta, por qënkan masa "antipanik"? Pse masat tona nuk quhen masa të mirëfillta kujdesi, por quhen se sjellin panik?"

Loading...