Besa Shahini mbylli shkollën private, reagojnë qytetarët: Arroganca juaj nuk ka të ndalur!
Transmetuar më 24-02-2020, 10:45

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini njoftoi sot se ka mbyllur shkollën private Udha e Shkronjave dhe se nxënësit e saj do të dërgohen në shkolla të tjera, pasi drejtuesit e kësaj shkolle mbyllën për dy javë mësimin nga frika e koronavirusit.

Vendimi që Shahini shpalli në Facebook u shoqërua me komentet e qytetarëve në faqen e saj.

"Z. Ministre: Ne klasen e vajzes time jane 36 nxenes, jo koronavirusi por dhe nje viroze normale e stines ben problem… arroganca juaj nuk ka te ndalur, femija im eshte imi, kaq besoj e kuptoni".

Një tjetër koment ishte: "Ishalla organet e drejtesise ta marin më seriozisht sepse te gjithe jane ne panik te kesaj epidemie, ju e dini shumë mire moj znj Ministre qe ne Shqiperi s’ka as kushtet minimale per mbrojte te ketilla rasteve, pastaj ishalla nuk e mesoni qe gabuat dhe nuk degjuat ate shkollen private qe ti nuk e thua as emrin, pastaj juve ju bie pergjegjësia nese largqofte iu ndodh femijëve shqiptarë ndonjë rrezik. Zoti i ruajte gjithe shqiptaret nga nga cdo rrezik se sa per ju ne vdesim te gjithe nga ligjet tuaja por kto viruset a thu valle pyesin per ligjin?"

Një tjetër e paralajmëron kështu ministren: "Jam dakort me ty e dashur ministre, por nese femijët tanë i gjen gje çfarë do besh ti apo çfarë të të bejmë ty?"

Një tjetër qytetare vlerëson kështu: "Ne qofte se keni vendosur t’u hiqni licensen per nderprerje te vitit shkollor, mund t’a beni, meqe e keni ate autoritet (pavaresisht se shkollat private kane me shume fleksibilitet se viti i tyre shkollor shpesh zgjat deri ne Korrik, keshtu qe programin e mbulojne). Ndersa komentet e tjera me perndjekje nga organet e drejtesise per perhapje paniku, ju lutem na i kurseni! Nuk eshte puna juaj te merreni me gjueti shtrigash. Verini mendjen detyrave tuaja dhe na siguroni femijet, se e keni shume per te bere. Nuk jua kemi per borxh arrogancen tuaj, qe nuk paska fund!".

Kurse kapak i vë me dyshimet e saj, kjo qytetare: "Kur do vendosni zonje ta mbyllni, kur te jete perhapur virusi? Apo keni spitale dhe ekipe te gatshme? Cfare do beni ju zonje nese semuren femijet? Mjer ky popull se ju merrni valixhet dhe shkoni mbroni koken tuaj".

Loading...