Transmetuar më 24-02-2020, 14:05

Paraditen e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu mblodhi Taskë Forcën e Koronavirusit në sallën e emergjencave në Aeropotin e Rinasit.

Në fjalën e saj Manastirliu tha se në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus dhe ka ftuar mediat dhe qytetarët t’ju referohen informacioneve zyrtare lidhur me situatën.

“Nuk është koha që paniku t’i zë vendin arsyes. Është koha të vlerësojmë dhe dëgjojmë ekspertët, që në Shqipëri nuk mungojnë, të cilët po ndjekin planin e veprimit të miratuar nga task-forca dhe strukturat në qeverinë shqiptare”, u shpreh ministrja Manastirliu.

Mirëpo teksa bëri me dije se janë dyfishuar masat në aeroport dhe në pikat kufitare, në fotografi mund të shihni se çfarë ndodh konkretisht.

Punonjësit shihen me maska vendosur në fytyrë, ndërkohë që u masin temperatrurën udhëtarëve.

Për të pasur një panoramë më të qartë të asaj që ndodh në aeroportin e vetëm të vendit, shihni pamjet. /a.y/noa.al

Koronavirusi, ISSH jep një porosi dhe tregon kush rrezikon

Në Kinë një person shfaqi simptomat e koronavirusit pas 27 ditësh! A është shumë pak karantina 14 ditë?

Koronavirusi, Manastirliu: Dyfishim kontrollit në pikat kufitare, paniku të mos i zërë vendin arsyes

Shkolla private pezulloi mësimin prej koronavirusit, Ministria e Arsimit i heq licencën