Koronavirusi, virusi i injorancës që po vret ekonominë
Transmetuar më 25-02-2020, 15:17

Histeria kolektive ka sjellë tashmë pasoja në treg, investime, prodhime dhe eksport. Vazhdoni kështu, do të preket fundi!  Përballë çdo lloj emergjence, rreziku më i madh është ai i humbjes së kontrollit.

Por është e padiskutueshme – dhe ne tashmë kemi shenjat e para të dukshme të faktit – që histeria kolektive mund të çojë në një çmim shumë të lartë edhe kur emergjenca shëndetësore ka mbaruar (shpresojmë se kjo do të ndodhë së shpejti). Dhe mund të jetë tepër vonë për të kuptuar se si virusi i injorancës vret ekonominë pasi koronavirusi ka vrarë njerëz.

Përhapja është rritur në mënyrë të rrezikshme në Itali: puna e bërë që nga fundi i janarit për ta ulur atë është përshpejtuar.

Rendimentet 10-vjeçare të BTP (Kuponit shumëvjeçar të thesarit) janë rritur, niveli i rendimentit vjetor ka rënë. Ky artikull shpjegon se si koronavirusi do të dëmtojë investitorët në obligacionet qeveritare. Euroja ndaj dollarit ra në nivelet e muajit maj 2017. Së bashku me ethet e virusit, është rritur edhe çmimi i floririt, parajsë e sigurt mbi të cilën shumë kursimtarë po i kthejnë duart.

Kësaj i shtohet sjellja e mijëra njerëzve të tmerruar nga ideja për të qëndruar me frigoriferin bosh, nga frika se mos infektohen nga kushdo dhe në çdo vend. Kjo shkakton zbrazjen e qyteteve, bizneseve, shkollave, e çdo vendi tubimi. Përveç njërit: supermarketit. Raftet e zbrazëta si rrugët e qyteteve të mëdha, sikur të prisnin një sulm atomik për të detyruar popullsinë të izolojë veten në shtëpi për muaj të tërë. Çmimet e maskave dhe dezinfektuesve (nëse ato gjenden) janë rritur frikshëm!

Bota e kulturës dhe kohës së lirë është e mbyllur deri në njoftimin e mëtejshëm në Itali, ku koronavirusi ka ngritur kokë javën e fundit. Sektori i panairit të Milanezëve duhej të përjetohej si një nga ngjarjet më të pritura (dhe, mbi të gjitha, më fitimprurëse) të vitit: Java e Modës. E trishtuar teksa shihje modelet e Armanit duke ecur para dyerve të mbyllura. Panairet e tjera, siç është ajo e gotave në Milano ose Cosmoprof në Bolonja, janë shtyrë. Për të mos përmendur efektet në karnavaleve të Venecias, ku ka maska mbrojtëse ​​në vend të maskave në vend të atyre tipike. Miliona euro të vrara nga koronavirusi.

Njerëzit përballen me zyrat publike me hyrje të kufizuara (kur janë të hapura). Shkoni te mjeku i familjes për të marrë një recetë dhe gjeni një njoftim në hyrje: jo më shumë se 5-6 persona mund të hyjnë, pjesa tjetër duhet të presë në rrugë.

Qytetarët komentojnë, amplifikojnë problemin dhe arrijnë në përfundimin se situata është me të vërtetë serioze.

Lajmi i mëngjesit të sotëm është se kompania ajrore ‘Ryanair’ po mendon të anulojë fluturimet drejt dhe nga Italia. Deri në mbrëmje, linja ajrore irlandeze pritet të raportojë vendimin e saj.

E gjithë kjo i përgjigjet, në të vërtetë, një vazhdim marramendës të mashtrimit dhe dezinformimit që rrezikon të ketë efekte shkatërruese, siç ndodh gjithmonë kur në vend të kthjelltësisë përballë një ngjarje të jashtëzakonshme, mbretëron konfuzioni. Dhe jo vetëm në mesin e popullatës.

Konfuzioni në fakt, vjen nga ata që duhet të sigurojnë qytetarët por që përkundrazi, krijon një kaos të mëtejshëm. Ndodh kur ata që shikojnë lajmet shohin dy eminenca të virologjisë italiane duke diskutuar se si duhet të përballet urgjenca shëndetësore, duke rrezikuar që dikush të japë më shumë peshë në ato postime të “qëlluara” në Twitter.

Qeveria nuk dëshiron alarm, por nuk jep sinjale shumë siguruese. Kryeministri italian Giuseppe Conte paralajmëron personalisht se ndikimi ekonomik mund të jetë shumë i fortë. Ky koronavirus me siguri do të ketë efekte negative. Nuk janë vetëm tregjet që kumbojnë kambana alarmi: por edhe Produkti i Brendshëm Bruto, i cili kishte rënë tre muajt e fundit dhe që tani rrezikon të bëjë një kërcim mbrapa të denjë si një akrobat cirku. Dhe së bashku me mungesën e rritjes, INSTAT pret një shifër negative edhe në eksporte. Shkurt, Italia është keq!

Prapëseprapë, nëse ekziston një libër që duhet të konsultohet më shpesh, është historia. Pa dashur të nënvlerësoni në asnjë mënyrë pasojat e mundshme negative nga pikëpamja shëndetësore e koronavirusit, do të ishte e vlefshme të kujtoni se çfarë ka ndodhur në kohët e fundit në situata të ngjashme dhe çfarë lidhjeje Covid-19 mund të ketë me epidemitë e tjera. Edhe me atë të të ashtuquajturit “grip banal”, i cili vret çdo vit më shumë njerëz si përqindje e nga ajo që po bën koronavirusi. Por askush nuk i zbraz raftet e supermarketeve ose nxiton të blejë flori, kur shumica e italianëve janë në shtrat me ethe. Gripi i derrit i rreth dhjetë viteve më parë duhej të largonin rreth 150 mijë njerëz.

Virusi Sars i cili ngjalli shumë frikë vrau 800 njerëz në mbarë botën, ku avaria bëri që shumë njerëz të ndalonin të blinin vezë dhe pula. Dhe kështu me radhë, duke shkuar mbrapa në kohë: ka një emergjencë, shpërthim paniku, hidhen vlerësime katastrofike, por brenda një kohe të shkurtër, ti e kupton që ato ishin, në të vërtetë, shumë katastrofike. Dhe të gjithë i harrojnë ato. Duke injoruar se nëse nuk do të ishte koronavirusi që i vrau ata, pasojat ekonomike të një sjelljeje të papërshtatshme dhe shumë të ekzagjeruar mund ta bënin atë, shkruan noa.al.

Sepse shumë nga përgjegjësitë në këtë kontekst i kanë, siç thamë, histeria kolektive, pothuajse gjithmonë si rezultat i injorancës. Kuptohet që kjo vjen si dezinformim, mungesë aftësie për të reflektuar atë që po ndodh vërtetë tani. Koncepti i famshëm i “vendosjes së karrocës para kalit”: një reagim jo proporcional në raport me madhësinë e një problemi.

Alarmi i gjeneruar në mungesë të një udhëzuesi konkret dhe të besueshëm, ku ka nga ata që e improvizojnë veten si shkencëtar, virolog, “gjitholog” por që po gjeneron panik të përgjithësuar dhe po çon Italinë që të bëjë zgjedhje të ekzagjeruara, mbi të cilat, herët a vonë, ata do të paguajnë çmimin. Siç sugjeroi Fabio Tamburini këtë mëngjes në Sole 24Ore, “është e nevojshme para se të jetë vonë, të kuptohet se urgjenca duhet të menaxhohet pa katastrofizma. Vetëm në këtë mënyrë ne do të jemi në gjendje ta parandalojmë vendi – të përplaset me shpejtësinë e një Ferrari kundër një muri”. Nga Carlos Arija Garcia/ Shqipëroi A.Ymeraj- NOA.al

Loading...