Transmetuar më 25-02-2020, 18:55

Pas rastit të mjekut italian i cili ndodhej me pushime në ishullin e Tenerife bashkë me të shoqen, i cili rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit, një mijë persona të cilët ndodheshin në të njëjtin hotel H10 Costa Adejie Palace, në zonën e Adejie, u vendosën në karantinë.

Ushtarë dhe forca të rendit ndalojnë njerëzit e pranishëm në hotel që të dalin, ashtu sikundër persopneli i jashtëm nuk lejohet që të futet në kompleksin turistik.

Turisti u ndje keq gjatë së hënës dhe u dërgua në klinikën e Quiron, në jug të ishullit të Kanarie, ku rezultoi pozitiv ndaj virusit dhe u fut në izolim.

Teksa viktimat në Itali ka shkuar në dhjetë, Jordania, Kuvajti dhe Seychelles kanë bllokuar hyrjen e italianëve në vendet e tyre, duke bllokuar fluturimet. /a.y/noa.al

Rritet frika në Itali! Shkon në 10 numri i viktimave, 322 të prekur/ Qytetet e goditura

Koronavirusi/ Rritet numri i të infektuarve, kryeministri Conte: Italia është një shtet i sigurt

Koronavirusi, Italia rrit alarmin nga bota arabe deri në Australi