Transmetuar më 25-02-2020, 19:13

Epidemia e koronavirusit e cila është aktivizuar frikshëm në Itali, duke iu marrë jetën dhjetë personave, teksa 322 të tjerë janë të prekur, nëse do të prekë ambiente me dendësi të madhe si burgjet, mund të shkaktojë pasoja të frikshme.

Kjo pasi autoritetet e shtetit fqinj nuk kanë hartuar asnjë plan shëndetësor, në rast se virusi i rrezikshëm prek të burgosurit dhe as për agjentët e shërbimit penitenciar, të cilët janë të ekspozuar ndaj agjentëve patogjenë, për shkak të vizitorëve të jashtëm.

Kështu mediat e shtetit fqinj thonë se një epidemi në burg, mund të shkaktojë një emergjencë shëndetësore kombëtare, shumë të vështië për tu menaxhuar.

Kjo pasi deri më sot, nuk ekziston asnjë lloj kontrolli mbi kë hyn dhe del në strukturat e burgut dhe as për personelin.

Brenda burgjeve nuk ekzistojnë vende të posaçme për tu izoluar të dënuarit në rast prekjeje nga koronavirusi dhe transporti i të dënuarve drejt strukturave të jashtme shëndëeësore, mund të shtojë rrezikun e prekjes së popullsisë.

Aktualisht e vetmja masë e marrë është ndërprerja e transferimit të të burgosurve nga njëri burg në tjetrin, pikërisht për të shmangur përhapjen e virusit nga jashtë brenda. /a.y/noa.al

Rritet frika në Itali! Shkon në 10 numri i viktimave, 322 të prekur/ Qytetet e goditura

Koronavirusi/ Rritet numri i të infektuarve, kryeministri Conte: Italia është një shtet i sigurt

Koronavirusi, Italia rrit alarmin nga bota arabe deri në Australi