Transmetuar më 26-02-2020, 01:11

Ndërsa e gjitha bota është ngritur në sistem alarmi, një lajm vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shumë shpejt mund të kemi një vaksinë kundër koronavirusit.

“Moderna” është e para kompani farmaceutike, e cila në bashkëpunim me Instituin Kombëtar Amerikan për alergji dhe sëmundje infektive me bazë në Boston kanë deklaruar se janë shumë afër vaksinës, e cila duhet të testohet te njerëzit deri në muajin prill 2020.

Juan Andres, shefi i operacioneve teknike dhe shefi i cilësisë në Moderna, tha se ishte një “përpjekje e jashtëzakonshme” duke iu përgjigjur urgjencës globale shëndetësore me një “shpejtësi rekord” prej 42 ditësh.

Testimi do të kryhet te rreth 20 ose 25 persona të shëndetëshëm, me rezultatet fillestare të disponueshme në korrik dhe gusht.

Moderna ka përdorur një molekulë të quajtur ‘messengerRNA’ që transferon informacionin gjenetik në qeliza, për të cilën kompania thotë se imiton një infeksion natyror për të stimuluar një reagim imunitar më të fuqishëm.

PËRDITËSIM LIVE