Transmetuar më 26-02-2020, 09:38

Modelja Xhesika Kadiu që konfirmoi se ka patur një marrëdhënie dashurie me këngëtarin e njohur Robert Berisha mori reagime të shumta.

Shumë fansa thanë se ajo shkatërroi një familje dhe solli ndarjen mes Robertit dhe Norës. Për këtë arsye, ka postuar një tjetër shkrim ku sqaroi se nuk hyri në mes ciftit, gjithçka ka ndodhur pas ndarjes së tyre.

“Desha të sqaroj edhe diçka para se të ketë më shumë hapësirë për gjykim: unë NUK shkatërrova një familje. Unë NUK shkatërrova një martesë. Lidhja ime me Robertin ka filluar shumë më vonë pasi ata i dhanë fund martesës së tyre. Unë jam rritur nga një familje e bukur që kanë moral dhe respekt, ku më kanë mësuar të dalloj të mirën nga e keqja. Kështu që para se të gjithë ju të filloni të gjykoni, kujtoni që ndoshta kjo është një situatë që jo të gjithë ju mund ta kuptoni dhe nuk ka asgjë të keqe, por po kërkoj nga ju të gjithë të mendoni para se të flisni dhe të bëni akuza të pavërteta”, shkroi modelja.

Roberti dhe Xhesika kanë kohë që përfliten për një lidhje megjithatë këngëtari e mohoi./a.m/noa.al

Prej një viti flitej për divorcin me Nora Istrefin… Papritur modelja i shpreh dashurinë Robertit pas ndarjes (FOTO)