Transmetuar më 26-02-2020, 10:24

Epidemia e koronavirusit në Itali do të zgjasë deri në pranverën e vonë. Kështu ka deklaruar virologia Ilaria Capua, drejtoresha e Qendrës së Shëndetit të Universitetit të Floridas me anë të një shkrimi në Twitter.

Ajo i ktheu përgjigje një ndjekësi që e pyeti: "Kur thuhet që duhet të qëndrojmë të qetë e të mësohemi sepse virusi do të qëndrojë me ne për një kohë të gjatë, po mendoni për verën e ardhshme, vjeshtën apo dimrin e ardhshëm?"

Ilaria tha se beson se përhapja e koronavirusit do të zgjasë deri në pranverën e vonë.

Ka një shpresë që moti i ngrohtë të vrasë koronavirusin.

Ekspertët e AccuWeather kanë studiuar rastet e sëmundjeve të tjera, përfshirë SARS në vitin 2003 për të treguar nëse do të ketë një përhapje të koronavirusit gjatë motit të ngrohtë.

"Tani dhe për muajt në vijim, për shkak të diellit të dobët dhe temperaturave të ftohta në hemisferën veriore, moti mund të ndikojë në përhapjen e koronavirus. Megjithatë, bazuar nga ajo çfarë kemi parë nga ftohjet dhe viruset e mëparshme, përfshirë SARS, përhapja virale është më e paktë se temperaturat rriten nga maji deri në shtator", tha themeluesi i AccuWeather, Joel N. Myers.

"Megjithatë, ky koronavirus mund të jetë ndryshe dhe ne jemi duke mësuar rreth tij. Mundësia është që të mos jetë si të tjerët dhe të mos zhduket kur rrezet e diellit bëhen më të forta dhe temperaturat të rriten përmes pranverës dhe verës. Përveç kësaj, nëse vazhdon të përhapet gjatë gjithë pranverës dhe verës, mund të infektojë miliona dhe të bëhet një pandemi", tha themeluesi AccuWeather./a.m/noa.al