Transmetuar më 26-02-2020, 11:15

Roza Lati dhe Kejsi u përfshinë në një diskutim virtual pas një skeçi mes moderatores dhe reperit Stresi. Sipas tyre, kishin qëllim të tregonin të vërtetën e arrestimit të reperit, por kjo nuk i pëlqeu aspak Kejsit që bëri një reagim të gjatë në Instagram.

Në shkrimin e saj, Kejsi nuk u kursye me fjalët e saj dhe theksoi se kishte mungesë profesionalizmi e idesh.

Ndërsa moderatorja Roza Lati i tha se ideja ishte e nënës së saj, aktores së njohur të humorit Rita Lati. Por Kejsi nuk u tërhoq dhe reagoi sërish duke i thënë:

"E keni parasysh atë shprehjen e budallit hapir rrugë se budalli të bën për budalla… ti kur paske kaq vështirësi të kuptosh se nuk jam "shoqja" apo ai nuk është i "dashuri" im… jam gruaja, lëri më të tjerat. Quhet bashkëshort sa për dijeni! Dhe pikërisht duke e nisur nga ky fakt tregon mosrespekt ndaj meje dhe shokut tënd duke bërë skeçe që nuk i kanë hije askujt. Por gjithsesi pas pilafit dhe duke i menduar dhe përpunuar me ditë të tëra përgjigjet, të gjithë do duken si tepër inteligjentë."

Roza nuk reagoi më, por Stresi bëri disa postime në Instagram. Në një video tha: "Çfarëdo që të ndodhi, historikisht i keqi dal unë. Por a  ju mendoni se unë jam fajtori. Po ju a mendoni se unë e kam gjithmonë gabim?".

Më pas bëri të qartë se nuk përfshihet asnjëherë në debate femrash dhe i dha këshillë Kejsit e Rozës që të sqaroheshin në privat, jo në publik. Në përfundim hodhi një fotografi me Kejsin ku i vuri një kurorë në kokë.

Të gjitha këto nxitën spekulimet se historia e dashurisë mes tyre vazhdon pasi Kejsi e quajti "bashkëshort" reperin./a.m/noa.al