Foshnja 6 muajshe vdes në spital nga myku
Transmetuar më 26-02-2020, 14:00

Vdes në moshën 6 muajshe, pasi u infektua nga myku. Vogëlushja amerikane Elizabeth Hutt gjeti vdekjen gjashtë muaj pas lindjes, e prekur nga një patologji kardiake e njohur si HLHS, pranë spitalit pediatik të Seattle, SHBA.

Vogëlushja iu nënshtrua tre operacioneve, por gjatë njërit prej tyre mori infeksion si pasojë e mykut.

Bëhet fjalë për Aspergillus, një lloj myku i cili torturoi spitalin prej 20 vitesh, pasi që nga viti 2001 janë prekur edhe pacientë të tjerë.

Familja ka paditur spitalin pas vdekjes së të voglës në 12 shkurt, pasi gjendja e saj ishte e rënduar nga patologjia, por infeksioni nga myku rezultoi fatal.

Teksa ndërhyrjet rezultuan të suksesshme, ishte myku ai që i kushtoi jetën të miturës. /a.y/noa.al

Loading...