Transmetuar më 26-02-2020, 14:15

Duke nisur nga 1 prilli, princi Harry i Anglisë dhe e shoqja e tij Meghan Markle do të jenë zyrtarisht jashtë angazhimeve të familjes mbretërore.

Por para shkëputjes do të ketë një sërë angazhimesh zyrtare të cilat duhet ti mbyllin.

Në 28 shkurt Harry do të marrë pjesë në Invictus Games Choir Visit, një event ku do të marrë pjesë edhe Jon Bon Jovi. Më 5 mars, Meghan dhe Harru do të marrin pjesë në Endeavour Fund Awards, një aktivitet për forcat e armatosura britanike.

Në 6 mars Harry i vetëm do të marrë pjesë në inaugurimin e Silverstone Experience bashkë me pilotin e Formula 1 Lewis Hamilton.

Në 7 mars, çifti do të marrë pjesë në Mountbatten Music Festival alla Royal Albert Hall. Ndërsa në 8 mars, do të jetë Meghan protagoniste e një aktiviteti për ditën ndërkombëtare të gruas.

Në 9 mars, çifti do të marrë pjesë bashkë me gjithë familjen mbretërore në Commonwealth Service, të Westminster. Deri në 31 mars ata do të mbajnë titujt mbretëror, ndërsa më tej do të jenë qytetarë të lirë. /a.y/noa.al