Nëna lë vajzën 5 javëshe te shpërndarësi si garanci
Transmetuar më 26-02-2020, 14:39

Lë në duart e një të panjohuri vajzën disa javëshe si garanci për një pjesë droge.

26-vjeçarja Amy Colyer, nga Wichita në Texas, SHBA, i la burrit të cilit i detyrohej para, vajzën vetëm 5 javëshe, për të shmangur pasoja më të rënda.

Gruaja me varësi nga droga i kishte para shpërndarësit të drogës por nuk kishte, kështu që i la vajzën garanci deri sa të gjente shumën.

Alarmi u dha nga e dashura e burrit, e cila teksa pa foshnjën në shtëpi, nisi të kishte dyshime.

Kështu ndërhyri policia dhe vajza iu besua shërbimeve sociale, ndërkohë që nëna u arrestua.

26-vjeçares të cilës në të kaluarën i ishin hequr edhe dy fëmijë të tjerë, tha se ishte kërcënuar nga shpërdarësi, kështu që u detyrua që të linte vajzën garanci, deri sa të gjente paratë.

E arrestuar për braktisje të mituri, ajo u dënua me 9 muaj burg si dhe 5 vite në liri me kusht. Ngjarja daton në maj të vitit 2017, por vetëm të premten e kaluar u dha dënimi përfundimtar ndaj gruas. /a.y/noa.al

Loading...