Transmetuar më 27-02-2020, 09:13
Foto ilustruese
Dy banesa në Tropojë janë përfshirë nga flakët kur sapo kishte kaluar mesnata.
Rreth orës 00:30, shtëpitë e Dede Sokolit dhe Gege Sokolit u dogjën në fshatin Cerrnicë.
Fatmirësisht, nuk ka raportime për të lënduar.
Zjarri ka ndodhur për shkak të një shkëndije elektrike, por punonjësit e zjarrfikëses e kanë fikur menjëherë.
Në operacionin e fikjes së zjarrit mori pjesë edhe kryebashkiaku Rexh Byberi./a.m/noa.al