Transmetuar më 27-02-2020, 09:39

Koronavirusi ka përhapur panik në të gjithë botën, por ekzistojnë disa teknika të thjeshta për tu mbrojtur. Ekspertët kanë thënë se maskat janë të domosdoshme vetëm për njerëzit që vënë re simptoma si kollë, tështimë, vështirësi në frymëmarrje, ethe e temperaturë.

Për të qëndruar në vetë-izolim dhe për të ndaluar përhapjen tek të tjerët, mjafton të bëni disa veprime të thjeshta.

Shëndeti Publik në Angli (PHE) tregon kush ka nevojë për vetë-izolim dhe si mund të bëhet në shtëpi.

Kush ka nevojë për vetë-izolim?

Vetë-izolimi është një hap i rëndësishëm vetëm për një numër të caktuar njerëzish, përfshirë ata që janë duke pritur për një rezultat të testit të koronavirusit dhe ata që janë në kontakt me dikë të prekur nga koronavirus.

Organizata sugjeron që çdo person i kthyer nga shtetet e prakura që nga 19 shkurti duhet të telefonojë emergjencën dhe të shmangë kontaktin me njerëzit e tjerë, edhe nëse ata nuk kanë simptoma.

Ndër shtetet që kanë raportuar raste me koronavirus pas 19 shkurtit janë Irani, Italia Veriore, Korea e Jugut, Vietnami, Kambodia, Laos, Myamar, Kinë, Tajlandë, Japoni, Hong Kong, Tajvan, Singapor, Malajzi dhe Macau.

Si të vetë-izoloheni në shtëpi?

Është e rëndësishme që çdo njeri ti thotë vetes të vetë-izolohet nga njerëzit e tjerë në shtëpi.

Sugjerohet qëndrimi në një dhomë të ajrosur me një dritare që mund të hapet, larg njerëzve të tjerë në shtëpi dhe duhet të përdorni një tualet të vecantë./a.m/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE