Transmetuar më 27-02-2020, 16:44

Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së, i përbërë nga kreu i SPAK, Arben Kraja dhe dy prokurorët Ened Nakuci dhe Behaf Dibra prej dy ditësh kanë zhvilluar intervistat me tetë kandidatët e përzgjedhur deri në ketë fazë, në praninë e Komisionit të Pavarur të Rishikimit (Komision me përfaqësues nga misionet e BE-së dhe Qeverisë së SHBA-ve).

Për kandidatët u përdor e njëjta metodë intervistimi, të miratuar më parë nga Komisioni i Përzgjedhjes dhe rezultatet e vlerësimit të intervistave iu shtuan rezultateve të mëparshme të kandidatëve.

Në përfundim, Komisioni i Përzgjedhjes përzgjodhi 4 kandidatët më të mirë deri në këtë moment, të cilët do t’i nënshtrohen fazës përfundimtare të verifikimit. Kandidatët e përzgjedhur janë si më poshtë:

1.Aida Veizaj

2.Artur Beu

3.Ervin Hodaj

4.Idajet Faskaj./b.l/noa.al/