Transmetuar më 27-02-2020, 23:40

LSI dhe PD janë shprehur pro tubimit të 2 marsit, thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

Kreu i shtetit tha se në tubimin e së hënës interesi i tij është vetëm Kushtetuta, ndërsa u pyet se a e përjashton mundësinë e një koalicioni të LSI-së me Ramën në vitin 2021.

Në emisionin “Opinon”, Presidenti u shpreh se për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, i ka rënë interesi që kur “la mandatet duke më gënjyer”.

“Zero interes, interesi im është vetëm kushtetuta, madje për Monikën më ka humbur interesi që kur la mandatet duke më gënjyer mua, por mesazhin që i kam dërguar Monikës dhe Petrit Vasil, do ta tregoj siç tregova atë të Ramës”, theksoi eta.

Në lidhje me manifestimin e 2 marsit, Kreu i Shtetit theksoi se i vetmi shqetësim  është menaxhimi i shqiptarëve që do t’i bashkohen protestës.

“Kemi vetëm një shqetësim si do ja bëjmë të menaxhojmë gjithë atë përkrahje të jashtëzakonshme që populli shqiptarë do t’i japi të ardhmes europian e të Shqipërisë, që sot është në pikëpyetje dhe rrezikon ta kthejë vendin 30 vite prapa”, deklaroi Presidenti.